SBAShK: Greva në arsim që nis nesër mund të zgjasë me muaj

Kosova

SBAShK: Greva në arsim që nis nesër mund të zgjasë me muaj

Më: 13 janar 2019 Në ora: 15:10
SBAShK: Greva në arsim që nis nesër mund të zgjasë me muaj

Të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, të të gjitha niveleve, nga 14 janari do të hyjnë në grevë. SBAShK ka njoftuar se do të tërhiqen nga greva vetëm nëse ngritet 30%, koeficienti i mësimdhënësve për paga.

Kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj sot përmes një letre ka apeluar për mirëkuptim për orët që do t’i humbasin nxënësit duke thënë se ndoshta do të humbasin edhe me muaj.

“SBASHK-u ju drejtohet përmes kësaj letre me një apel publik për mirëkuptim, për orët që do ti humbni ndoshta edhe me muaj si dhe për vogëlushet në çerdhe që edhe ata s’do të kenë mundësi ti takojnë moshatarët e vet, por edhe edukatoret e tyre të dashura, jo pse këtë e dëshirojnë edukatoret, mësuesit, profesorët universitar dhe i tërë stafi i të punësuarve në arsim, por kjo grevë u imponua për shkak se negociatat për plotësimin e kërkesave nuk dhanë rezultate”, thuhet në letrën e SBAShK-ut.

SBAShK ka apeluar që t’iu dalin në mbështetje të edukatorëve e mësuesve të fëmijëve në mënyrë qe këta në ligjin e pagave siç thotë Jasharaj mos të mbesin me koeficient më të vogël se vozitësit dhe truprojat e krerëve të shtetit.

Gjithashtu, SBAShK u ka bërë apel edhe deputetëve të Parlamentit të Kosovës.

“Një pjesë e të cilëve ishin punëtorë të arsimit, që të gjejnë kurajo ta ndërpresin pushimin dhe të takohen, dhe ta analizojnë në detaje ligjin e pagave, por edhe tabelën 1 shtojcë të këtij ligji sepse aty lehtë mund të vërejnë sa janë dëmtuar të punësuarit në arsim, dhe të korrigjojnë këtë gabim të qëllimtë apo të pa qëllimtë të ministrit Yagcilar se bashku me komisionin hartues të këtij ligji”, thuhet tutje në këtë letër.

Jasharaj tutje ka kërkuar nga deputetët që të thirret në interpelancë ministri Yagcilar për këtë “degradim që iu është bërë punëtorëve në sektorin publik në arsim, krahas të punësuarve në sektorët tjerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat