Të martën varroset shqiptari që vdiq pas aksidentit në Serbi

Kosova

Të martën varroset shqiptari që vdiq pas aksidentit në Serbi

Më: 13 janar 2019 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Kosovari i cili ndërroi jetë nga aksidenti që ndodhi në Krushevacë të Serbisë, do të varroset të martën.

Djali i xhaxhait të së ndjerit, Demokrat Krasniqi, e konfirmoi lajmin ku gjithashtu tregoi se nesër trupi i pajetë do të vijë në Kosovë.

“Në veturë ka qenë A.K. me gruan e tij dhe tre fëmijët, ata ishin duke shkuar për në Austri dhe u goditën nga një autobus në Krushevacë të Serbisë”.

“Personat e tjerë janë të lënduar dhe për momentin janë në spitalin e Beogradit ku janë duke marrë ndihmë mjekësore”.

“Njëra nga vajzat ka pasur lëndim në kokë por është bërë operacion”, deklaroi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat