Ngrin Liqeni i Badovcit, qytetarët ecin mbi të

Kosova

Ngrin Liqeni i Badovcit, qytetarët ecin mbi të

Më: 13 janar 2019 Në ora: 18:07
Liqeni i Badovcit

Temperaturat e ulëta që po mbretërojnë ditëve të fundit në Kosovë kanë bërë që të ngrijë liqeni i Badovcit, nga i cili furnizohet me ujë një pjesë e rajonit të Prishtinës.

Një qytetar ka dërguar fotografi në të cilat shihet liqeni tërësisht i ngrirë.

Akulli ka arritur trashësi të tillë sa po i përballon edhe peshat e njerëzve që po enden mbi liqen, siç shihet edhe në foto.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme temperaturat minimale do të shkojnë deri në minus 11 gradë celsius.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat