Lekaj: Rrugët janë të pastruara

Kosova

Lekaj: Rrugët janë të pastruara

Më: 14 janar 2019 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka njoftuar se rrugët janë të pastruara dhe ekipet po e monitorojnë situatën nga afër në të gjitha pjesët që janë nën përkujdesje të ministrisë që drejton.

Lekaj ka bërë edhe një apel te ngasësit e automjeteve që mos të dalin pa pajisjet dimërore, por gjithashtu ka kërkuar të kenë kujdes me shpejtësinë.

“Bora rifilloi por kjo nuk paraqet problem në qarkullim të automjeteve. Rrugët janë të pastruara dhe ekipet po e monitorojnë situatën nga afër në të gjitha pjesët që janë nën përkujdesje të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit”, ka shkruar Lekaj në Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat