89 prokurorë duhet t'i nënshtrohen vlerësimit të përformancës

Kosova

89 prokurorë duhet t'i nënshtrohen vlerësimit të përformancës

Më: 14 janar 2019 Në ora: 10:54
KPK

Me 10 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Bahri Hyseni, është zgjedhur kryesues i ri i Këshillit Prokurorial i Kosovës, me ç'rast Blerim Isufaj ka përfunduar mandatin tre vjeçar.

Isufaj tha se ndihet shumë i nderuar, po ashtu ka uruar për punën e re Bahri Hysenin.

Bahri Hyseni, tha se ka konkurruar për kryesues të Këshillit Prokuorial, sepse sipas tij, ai ka përgatitjet e duhura për këtë pozitë.

"Nga viti 2012 kam punuar në Ferizaj, jam munduar që të jap kontribut, në të gjitha lëndët që kanë ardhur në zyren time. Me gjitha angazhimet që kam pasur, kam arritur t'i zgjesh 1150 akte akuzuese. Tani e kemi pak më lehtë sepse kemi një këshill të konsoliduar, funksional, megjithatë vetës ia kam vënë disa parime ", tha hyseni.

Ai tha se do të punojë në mënyrë që të shtoi llogaridhënien.

"Rëndësi të veçantë do t'i kushtohet avancimit të buxhet, në mënyrë që të krijojmë mundësi që çdo prokuror të punoj në kushte normale. Do të përpiqem që të avancojë një rrugë të mirë të bashkëpunimit me zyrën e kryprokurorit të shtetit. Që të ketë besim edhe më tej ndaj KPK-së”, ka thënë ai.

Në këtë takim po ashtu është miratuar plani i punës së komisionit për vlerësimin e performancës së prokurorëve.

Valon Jupa, drejtor për vlerësimin e performances së prokurorëve, tha se kanë identifikuar 89 prokurorë që duhet t'i nënshtrohen vlerësimit gjatë vitit 2019.

Mes tjerash Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vazhduar mandatin e Lavdim Krasniqit për edhe tri vjet si drejtor i sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat