Mësimdhënësit e Deçanit në grevë të përgjithshme 

Kosova

Mësimdhënësit e Deçanit në grevë të përgjithshme 

Nga: Adem Lushaj Më: 14 janar 2019 Në ora: 15:41
Ilustrim

Ftesës së Kryesisë së SBASHK-ut për mos mbajtje të mësimit, iu janë përgjigjur edhe shkollat e Komunës së Deçanit. Këtë e konfirmon, edhe Avdullah Lataj, kryetar i SBASHK-ut për Deçan, i cili shprehë keqardhje për mos fillim të procesit mësimor. Sipas tij, mësimdhënësit ishin të shtyrë të marrin këtë veprim, pa vullnetin e tyre. "Nuk është lehtë për mësimdhënësit që të shkojnë në shkollë, pa mxënësit e tyre. Por, ligji për nivelizim të pagave, dhe mos përmbushja e kushteve sipas marrëveshjes për kontratën kolektive, janë arsyet për grevën e atyre që janë shtylla e shoqërisë", ka thënë Lataj, për të cilin, ligji për pagat është nënçmues për punëtorët arsimor. Kryetari i SBASHK-ut në Deçan, kërkon mirëkuptimin e nxënësve dhe prindërve, për grevën, ngase fajtori për këtë grevë, është injorimi politik që iu bëhet mëzimdhënësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat