Podujeva do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm nga ora 10:00

Kosova

Podujeva do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm nga ora 10:00

Më: 15 janar 2019 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” sh.a.  njofton konsumatorët e qytetit të Podujevës se, që nga ora 10:00 e mëngjesit të ditës së sotme do të mbeten pa furnizim me ujë të pijshëm.

Arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë për tërë qytetin e Podujevës, janë punimet teknike në gypin me diametër 400 mm në fshatin Surkish.

Punimet teknike do të zhvillohen për t’i parandaluar rrjedhjet e mëdha në gyp, që kanë ndodhë kohëve të fundit.

Sanimi i defekteve në gypin 400 mm do të përfundojë gjatë ditës së sotme.

Intervenimet e tilla në rrjetin primar dhe sekondar, po realizohen me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit për konsumatorët.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e qytetit të Podujevës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat