Maskara e Reçakut, ngjarja që bëri botën të kthejë sytë nga Kosova

Kosova

Maskara e Reçakut, ngjarja që bëri botën të kthejë sytë nga Kosova

Më: 15 janar 2019 Në ora: 09:54
William Walker

20 vjet më parë, mëngjesin e 15 janarit, forcat serbe të sigurimit vranë 45 civilë shqiptarë në Reçak në Komunën e Shtimes, masakër kjo e cila tronditi botën dhe bëri kthesë në diplomacinë ndërkombëtare.

Kjo ngjarje e cila bëri që bota të kthejë sytë nga Kosova, i parapriu edhe fushatës së bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe.

I pari  që  i dha zë kësaj ngjarje për gjenocidin që po kryhej në Kosovë, ishte  Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, ku edhe e  pati cilësuar këtë masakër si "krim kundër njerëzimit".

Walker kishte ardhur një ditë pas ngjarjes makabër në Kosovë, ku edhe kishte parë nga afër kufomat.

Edhe sot, ambasadori Walker vazhdon ta cilësojë këtë ngjarje si krim kundër njerëzimit. Ai thotë se ajo çfarë u kishte interpretuar  komunitetit ndërkombëtar në atë kohë, për atë çfarë kishte parë në Reçak vazhdon të qëndrojë edhe sot, e gjallë në sytë  e tij.

Walker kishte rrëfyer se pavarësisht se kishte parë kundërshtime nga disa prej ndërkombëtare, roli i tij në ndërhyrjen e NATO-s mbetet më i rëndësishmi,

“Mendoj se sakrificat e bëra në Reçak nga njerëzit atje, ajo çfarë ju ka ndodhur atyre, thellësisht e ka ndryshuar çështjen e Kosovës, nga të qenit një provincë e neglizhuar në atë që është sot; një shtet i pavarur. Besoj sinqerisht, se incidenti i Reçakut, për arsye të ndryshme ka çuar në ndërhyrjen e NATO-s, lirinë dhe pavarësinë. Ka pasur faktorë të ndryshëm në atë që ka ndodhur, por pas disa viteve të informatave dhe dëshmisë që Sllobodan Millosheviq po trajtonte popullatën shqiptare në mënyrë barbare është mundësuar ndërhyrja e NATO-s”, ka deklaruar Walker.

William Walker në Kosovë njihet edhe si Heroi i Reçakut, të cilit madje iu ngrit edhe një statujë, si shenjë falënderimi  për të gjithë humanitetin e treguar ndaj popullit të Kosovës në ditët e tij më të vështira. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat