Vonohet ndërtimi i ujësjellësit në Orllan, MMPH fajëson Komunën e Podujevës

Kosova

Vonohet ndërtimi i ujësjellësit në Orllan, MMPH fajëson Komunën e Podujevës

Më: 15 janar 2019 Në ora: 16:07
Pamje nga takimi

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka pritur në takim banorët e fshatit Orllan të Podujevës, cilët sot kanë protestuar para MMPH-së për shkak të vonesave në realizimin e projektit “Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në Orllan – Podujevë”.

Ai me këtë rast u ka sqaruar banorëve të Orllanit se vonesat në realizimit e projektit gjatë vitit 2018, ka ndodhur edhe për shkak të dorëzimit të vonshëm të projektit nga ana e komunës.

“Projekti ka ardhur shumë vonë, pra më 16 tetor 2018 është dorëzuar në ministri. Më 17 tetor ne e kemi iniciuar kërkesën për të shpallur tenderin dhe kemi kërkuar prej prokurimit që të filloj tenderi  një ditë pasi ka ardhur projekti. Nuk është aprovuar në KRPP për shkak të kësaj kornize buxhetore e cila është shkurtuar”, tha Matoshi.

Ministri Matoshi para banorëve tha se projekti për ndërtimin e ujësjellësit në Orllan është i rëndësishëm për të gjithë, duke ju premtuar kështu që gjatë vitit 2019, ky projekt do të fillojë së realizuari.

Ai hoqi dilemat të banorët e Orllanit, se MMPH-ja ka për qëllim shpërnguljen e banorëve të kësaj ane, duke ju thënë se në të ardhmen planifikohet të bëhet edhe plani hapësinorë për këtë vend.

Ndërsa banorët e fshatit Orllan, të kryesuar nga kryetari i organizatës “ Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, Rexhep Zeka, shprehën shqetësimin për mos fillimin e këtij projekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat