E dhimbshme: Vogëlushja që nuk arriti t'u bëjë ballë plagëve, ja çfarë shkruajnë familjarët!

Kosova

E dhimbshme: Vogëlushja që nuk arriti t'u bëjë ballë plagëve, ja çfarë shkruajnë familjarët!

Nga: N.H Më: 15 janar 2019 Në ora: 17:28
Alberina Selimi

Plagët e rënda që pësoi 11 vjeçarja ditën e 31 dhjetorit të vitit që lamë pas ishin të papërballueshme.

Alberina Selimi ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme, pas 14 ditëve tretman në QKUK.

Ndërsa, detaje të tjera lidhur me ketë rast kanë dhënë familjarët e saj.

Ja postimi i plotë

“Engjëllusha jonë ALBERINË

Trupi yt i njomë nuk arriti t’u bëjë ballë më shumë plagëve të marra në aksidentin e komunikacionit në fshatin Penuhë.

Të pikëlluar dhe me Zemër të thyer njoftojmë miqtë, farefisin dhe familjarët se dje në orët e vona u nda përfundimisht nga Ne Alberina Shemsi Selimi (2008-2019) e aksidentuar para 15-te ditëve ne fshatin Penuhë. Varrimi i te ndjerës behet sot me datën: 15.01.2019 ora:16:00 ne fshatin Kaçybeg (Komuna e Podujevës). Prehu në paqë Engjëllushë! (Vajza e djalit të Agjës)”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat