Kush lajmëron korrupsionin në Vushtrri, fiton 5 mijë € shpërblim

Kosova

Kush lajmëron korrupsionin në Vushtrri, fiton 5 mijë € shpërblim

Më: 15 janar 2019 Në ora: 20:51
Xhafer Tahiri

Secili qytetar që do të lajmërojë keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe korrupsionin e mundshëm të zyrtarëve komunalë në Vushtrri do të shpërblehet me 5 mijë euro.

Ky shpërblim parashihet në Kodin e etikës për zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë, i cili është miratuar sot nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Kështu ka bërë të ditur vet i pari i Vushtrrisë në një postim në Facebook, ku ka shkruar se qeverisja me duar të pastra është prioritet i lartë i qeverisjes së tij.

Më poshtë postimi i Tahirit:

Komuna e Vushtrrisë ka miratuar Kodin e etikës për zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë, si dhe Librin e proceseve për menaxhimin e parasë publike të Komunës së Vushtrrisë. Kështu, Vushtrria bëhet Komuna e parë në Kosovë që aprovon këto dy dokumente të rëndësishme që rrisin transparencën e llogaridhënien. 

Në procesin e hartimit të këtyre dy dokumenteve të rëndësishme, Komuna e Vushtrrisë është përkrahur nga USAID-i në kuadër të Projektit TEAM. 

Sot, po ashtu kam marr vendim që secili qytetar që do të lajmërojë keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe korrupsionin e mundshëm të zyrtarëve komunal do të shpërblehet me shumën prej pesëmijë euro (5.000 €).

Qeverisja me duar të pastra është prioriteti më i lartë i yni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat