Kryetari Haliti kërkon nga Kryeministri Haradinaj që Vitia sa më parë të kyçet në Autostradën Prishtinë-Shkup nga fshati Gërlicë

Kosova

Kryetari Haliti kërkon nga Kryeministri Haradinaj që Vitia sa më parë të kyçet në Autostradën Prishtinë-Shkup nga fshati Gërlicë

Nga: Aziz Zuka Më: 16 janar 2019 Në ora: 16:23
Vendi ku prashifet kyqja e komunës së Vitisë në autostradë

-- Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti edhe njëherë ka kërkuar që të respektohet vendimi i Komitetit Drejtues Ndërministror për kyçjen e Vitisë, në autostradën Prishtinë-Shkup në fshatin Gërlicë

 Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në një takim në mes të Kryetarëve të Komunave me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me që rast  ka ripërsëritur  kërkesën në qeveri  për kyqjën e Vitisë në autostradën  ”Arbër Xhaferi”  Prishtinë –Shkup në Gërlicë.

Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti edhe njëherë ka ripërsëritur kërkesën që të respektohet vendimi i Komitetit Drejtues Ndërministror për kyçjen e Vitisë, në autostradën Prishtinë-Shkup në fshatin Gërlicë.

Kryetari Haliti pas takimit  bëri me dije se Kryeministri Haradinaj, ka premtuar publikisht se qysh në mbledhjen e rradhës të qeverisë së Republikës së Kosovës, do të shqyrtohet seriozisht kjo çështje dhe do të ndahen mjetet financiare për ndërtimin e kësaj kyçje.

Kryetari Haliti  gjatë arsyetimit të kësaj kërkese, tha se përveç se kjo kyçje është në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë, ajo është edhe një arterie e natyrale e cila historikisht ka lidhur shumë lokalitete njëra me tjetrën dhe potencoi se kjo kyçje është në interes të shumë qytetarëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat