Kapen një sasi armësh jugosllave dhe kineze

Kosova

Kapen një sasi armësh jugosllave dhe kineze

Më: 16 janar 2019 Në ora: 16:26
Armët

Policia e Kosovës gjatë një bastisje në Shtupel të Klinës ka gjetur dhe konfiskuar disa pushkë automatike, revole dhe fishekë, ndërkohë që është arrestuar një person.

Rasti ka ndodhur  mbrëmë rreth orës 23:40, përderisa patrulla e Policisë së Kosovës ishte duke zhvilluar një plan operativ, ka pranuar një informacion se një person në një lokal posedon armë.

Gjatë kontrollimit është gjetur arma-pistoletë e tipit  ‘Zastava 7.65mm’, prodhim jugosllav, 1- karikator dhe 6 copë fishekë të njëjtit kalibër.

Personi i dyshuar E.I. (1994), është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Policia e Kosovës bazuar në urdhëresën me shkrim të lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë – dega Klinë, sot ka kryer bastisjen e shtëpive dhe lokaleve përcjellëse të dy vëllezërve A.I. dhe A.I. në fshatin Shtupel-Klinë.

Gjatë bastisjes, në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar :

një pushkë automatike AK-47, prodhim jugosllav, dhe 4 karikator të AK-47,

një pushkë automatike 20-she, prodhim i Shqipërisë me 1 karikator,

një pushkë automatike 'Sharc', prodhim kinez, 1 karikator me 22 fishekë të kalibrit 7.62x25mm, një pistoletë Zastava M-57, prodhim jugosllav, 1 karikator me 6 fishek të kalibrit 7.62x25mm dhe tre fishek të kalibrit 16 GA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat