Foto e rrallë, Ibrahim Rugova në shtëpinë e heroit Agim Ramadani

Kosova

Foto e rrallë, Ibrahim Rugova në shtëpinë e heroit Agim Ramadani

Nga: D.B Më: 16 janar 2019 Në ora: 18:39
Presidenti Rugova së bashku me prindërit e heroit kombëtar Agim Ramadani, në Zhegër të Gjilanit

Një fotografi e cila po qarkullon në rrjetin social Facebook, tregon Presidentin Rugova së bashku me prindërit e heroit kombëtar Agim Ramadani, në Zhegër të Gjilanit.

Sipas përshkrimit, fotoja thuhet të jetë bërë më 6 nëntor të vitit 2000.

“Pamje nga vizita e dr. Rugovës bërë familjes Ramadani në Zhegër më 6 nëntor të vitit 2000”, shkruan nën fotografi.

Në këtë fotografi shihet presidenti Rugova teksa bisedon me babain Hysni dhe nënën Fetihe, të heroit Agim Ramadani.

Po ashtu, kjo fotografi dëshmon se familja e heroit Ramadani sikurse edhe vet ai ishin përkrahës të Presidentit Rugova, pasi në odën e tyre shihen të varura në mur edhe disa foto të Presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat