Hoxhaj: Nuk është reale të presim që taksa do të sjellë njohjen nga Serbia - Bota Sot
Hoxhaj: Nuk është reale të presim që taksa do të sjellë njohjen nga Serbia

Kosova

Hoxhaj: Nuk është reale të presim që taksa do të sjellë njohjen nga Serbia

Më: 16 janar 2019 Në ora: 23:57
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se nuk do të ishte reale të presim që pas vendosjes së taksës, Serbia të na njoh.

Hoxhaj, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se nëse do të ishte kaq e thjeshtë të fitohet njohja nga Serbia, do të vepronim që nga viti 2008.

“Kur kemi marrë vendim për taksën, nuk kemi pasur një cak të tillë [njohja nga Serbia]. Caku ka qenë të dëmtohet Serbia ekonomikisht…Nuk kemi pasur një logjikë të tillë, se do të vendosim taksë, dhe përmes taksës të marrim njohjen nga Serbia”, tha ai, përcjell Haradinaj.

Hoxhaj ka thënë se problemi më i madh me Serbinë është pikërisht njohja e ndërsjellë.

“Do të ishte lehtë këtë punë ta bëjmë në vitin 2008 [vendosja e taksës në këmbim të njohjes]. Ne e dimë që njohja e Kosovës nga Serbia është problemi më i madh. Për më shumë, raportet tona me Serbinë nuk janë probleme bilaterale, por është temë ndërkombëtare”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka thënë se nuk është mirë të pretendojmë se taksa do të sjellë njohjen.

“Ideja e taksës ka qenë  të ndalet kampanja agresive e Serbisë ndaj Kosovës, që ne mendojmë se ka pasur efekt”, tha ndër të tjera Enver Hoxhaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...