Oda e Mjekëve fton prokurorinë të hetojë mjekët që nuk janë pjesë e saj

Kosova

Oda e Mjekëve fton prokurorinë të hetojë mjekët që nuk janë pjesë e saj

Më: 17 janar 2019 Në ora: 12:32
Oda e Mjekëve

Prezantimi i raportit vjetor, ndryshimi i statutit dhe miratimi i draft-buxhetit dhe planit të punës për vitin 2019 ka bërë që Oda e Mjekëve të Kosovës të mbajë mbledhjen e pestë të rregullt me radhë.

Nga kjo mbledhje e të gjithë mantel bardhëve u tha se në vitin 2018 gjithsej në Odën e Mjekëve janë anëtarësuar 3861 mjekë.

Kreu i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu tha se të gjithë ata mjekë që veprojnë në Kosovë dhe nuk janë pjesë e kësaj ode, nuk kanë asnjë të drejtë që të punojnë dhe kryejnë intervenime në Kosovë.  Sipas tij, të gjithë ata që nuk janë anëtarë të tyre, janë duke vepruar në mënyrë ilegale.

Sejdiu ftoi prokurorinë të hetojë klinikat private që marrin mjekë të huaj, pasi siç thotë ai, ata nuk guxojnë të merren me pacientët nëse nuk janë anëtarë të tyre.

Sejdiu: Të gjithë ata që nuk janë anëtarë tonë janë duke vepruar ilegalisht në Kosovë

“Të gjithë ata që nuk janë anëtarë tonë janë duke vepruar ilegalisht në Kosovë. A i ndjek prokuroria, a i ndjek media, a i ndjek kryeministria nuk është problemi jonë, ne nuk kemi inspektorat. Prokurorët tonë duhet të fillojnë që nga tash, të fillojnë punën rreth kësaj dhe ndalimin e këtyre aktiviteteve. Për çdo ditë i shohim në spitalet tona private, pa asnjë ikje, të gjitha spitalet private flas reklamojnë mjekë dhe ne i kemi verifikuar, ata nuk janë anëtarë tonë. Ata nuk guxojnë me prek pacientin apo me bërë asnjë aktivitet në Kosovë nëse nuk janë anëtarë të odës”, tha Sejdiu.

Ai bëri të ditur se në vitin paraprak janë angazhuar më shumë që të konsolidojnë  dhe funksionalizojnë këtë odë.

Sejdiu: Gjitha çështjet etiko-profesionale do të shqyrtohen nga ne

“Çështjet etiko-profesionale do të shqyrtohen nga ne, si e vetmja organizatë e cila është e thirrur në bazë të ligjeve në fuqi që të  merret me problemet etiko-profesionale dhe nga aty mandej të bëhet filtrimi për organet tjera të ndjekjes, apo të shqyrtimit të gjyqësisë”, tha ai.

Në lidhje me licencimit e mjekëve, Sejdiu tha se gjatë vitit 2018 janë dhënë rreth 563 licenca për mjekët, ndërsa ka pasur edhe refuzime për ata që nuk i kanë plotësuar kushtet.

Duke folur rreth specializimeve, Sejdiu bëri të ditur se do të formojnë një komision të përbashkët me Ministrinë e Shëndetësisë për të verifikuar saktë të gjithë sa i për ketë titujve.

Sejdiu: Do të formohet një komision i përbashkët për thirrje të specializimeve

“I shihni 563 licenca janë lëshuar, këto flasim krejt prej muajit maj sepse kompetencat atëherë janë marrë. Po ka pasur dhe prej atyre që janë refuzuar, ka pasur dhe prej atyre licencimeve, apo ri licencimeve që janë shtyrë kemi kërkuar dokumente shtesë. Problematika teknike, ndërlidhem me atë është çështja e thirrjeve të specializimeve. Aty është një lëmsh komplet të cilën ne me ministrinë e Shëndetësisë do të fillojmë tash me komisione të përbashkëta t’i rregullojmë sepse kjo është reflektuar qoftë ne tituj, një specializim dy tre tituj të ndryshëm. Apo, mosrespektimin e vendimeve për dhënien e specializimeve, dhënien tjetër vendim, tjetër titull ka dalë. Kështu që do të formohet një komision i përbashkët mes odës dhe ministrisë së shëndetësisë, ku do të sqarohen. Do të bëhet një standardizim sa i për ketë thirrjeve profesionale specialistike”, u shpreh Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat