Kërkohet paraburgim për të pandehurin që u kap me mbi 1000 kg mish të prishur

Kosova

Kërkohet paraburgim për të pandehurin që u kap me mbi 1000 kg mish të prishur

Më: 17 janar 2019 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurit S.Sh., për shkak se ka përgatitur mishin e një lope të ngordhur për ta hedhur në treg.

Në njoftim thuhet se Prokuroria Themelore e Pejës ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale, për shkak se më datën 16 janar të vitit 2019, S.Sh. i janë gjetur mbi 1000 kilogram mish të dëmshëm për konsumim njerëzor.

Seanca e procedurës së paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do të vendosë lidhur me kërkesën e prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat