MASHT ofron mbështetje në plotësimin e infrastrukturës në UP

Kosova

MASHT ofron mbështetje në plotësimin e infrastrukturës në UP

Më: 17 janar 2019 Në ora: 16:27
Ministri Shyqiri Bytyqi, mbajti një takim me Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mbajti një takim me Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me të cilët bisedoi rreth problemeve të infrastrukturës, nevojën për ndërtimin e objekteve të reja, si dhe riparimet e nevojshme të objekteve të vjetra.

Ai me këtë rast shprehu gatishmërinë që të ofrojë mbështetje në plotësimin e infrastrukturës, në tejkalimin e vështirësive që kanë në këtë drejtim, por theksoi nevojën që kërkesat të qartësohen, të adresohen problemet dhe të angazhohemi së bashku, të bëjmë zgjidhjet e duhura brenda mundësive.

Në këtë kontekst, ministri Bytyqi, theksoi gatishmërinë e MASHT-it që së bashku me përfaqësues të UP-së, të angazhohen në drejtim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, apo konteksteve që kanë me Komunën e Prishtinës lidhur me shfrytëzimin e hapësirave universitare.

Në këtë takim, veç tjerash, u bisedua konkretisht për fakultetet, të cilat kanë nevojë më të madhe për zgjerim të infrastrukturës universitare dhe për objektet ekzistuese të disa fakulteteve që kanë nevojë që sa më shpejt të intervenohet në përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat