Realizimi i marrëveshjeve Kosovë- Shqipëri, temë e diskutimit në takimin e Valdete Bajramit me Xhafajn

Kosova

Realizimi i marrëveshjeve Kosovë- Shqipëri, temë e diskutimit në takimin e Valdete Bajramit me Xhafajn

Më: 17 janar 2019 Në ora: 19:03
Realizimi i marrëveshjeve Kosovë- Shqipëri, temë e diskutimit në takimin e Valdete Bajramit me Xhafajn

Valdete Bajrami, shefe e kabinetit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me zv/ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Etjen Xhafaj.

Bajrami përmes një postimi në llogarinë e saj në ‘Facebook’, ka bërë me dije se kanë biseduar për jetësimin e marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen mes dy qeverive, të mbajtur në Pejë. “Ashtu siç është shprehur edhe zv/kryeministri dhe Koordinatori Kombëtar i dy qeverive, Fatmir Limaj, mbledhja e dy qeverive në Pejë është pikënisje e ndryshimit të bashkëpunimit mes dy vendeve”, ka shkruar ndër të tjera ajo në llogarinë e saj në ‘Facebook’.

Postimi i plotë:

Takim pune me zëvendësministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Etjen Xhafaj Biseduam për jetësimin e marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen mes dy qeverive, të mbajtur në Pejë. Ashtu siç është shprehur edhe zv/kryeministri dhe Koordinatori Kombëtar i dy qeverive, Fatmir Limaj, mbledhja e dy qeverive në Pejë është pikënisje e ndryshimit të bashkëpunimit mes dy vendeve. Si Qeveri e Kosovës mbetemi të përkushtuar në realizimin në përpikëri të marrëveshjeve dhe të njëjtën gatishmëri të Qeverisë Shqiptare shprehu edhe zv/ministri Xhafaj. Biseduam edhe për jetësimin e marrëveshjeve të nënshkruara më herët. #Bashkëpërzhvillim+

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat