Vjen reagimi i QKUK-së pas publikimit të videos që të moshuarit nuk iu ofrua ndihmë - Bota Sot
Vjen reagimi i QKUK-së pas publikimit të videos që të moshuarit nuk iu ofrua ndihmë

Kosova

Vjen reagimi i QKUK-së pas publikimit të videos që të moshuarit nuk iu ofrua ndihmë

Më: 17 janar 2019 Në ora: 22:46
Të moshuarit nuk iu ofrua ndihmë

Pak më parë është publikuar një video, teksa një i moshuar rënkon nga dhimbjet por që asnjë nga mjekët në emergjencë nuk i ka ofruar ndihmë.

Lidhur me këtë video ka reaguar Qendra Klinike Universitare e Kosovës, e cila ka bërë me dije se ambienti i Klinikës Emergjente janë të monitoruara 24 orë nga kamerat, andaj edhe do të bëhet analizë e detajuar e incizimeve.

Sipas tyre nëse video vërtetohet se qytetari nuk ka marr shërbime të duhura do të merren masa.

“Ambienti i Klinikës Emergjente, përfshirë edhe koridoret, janë të monitoruara 24 orë nga kamerat monitoruese. Do të bëhet analizë e detajuar e incizimeve dhe nëse vërtetohet se qytetari nuk ka marrë shërbimin e duhur, do të ndërmerren masat e nevojshme”, thuhet në reagimin e QKUK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...