Zyra e drejtorit të SHSKUK-së reagon për rastin e të moshuarit që u injorua nga mjekët

Kosova

Zyra e drejtorit të SHSKUK-së reagon për rastin e të moshuarit që u injorua nga mjekët

Më: 17 janar 2019 Në ora: 23:18
Zyra e drejtorit të SHSKUK-së reagon për rastin e të moshuarit që u injorua nga mjekët

Lidhur me rastin që ka ndodhur në Qendrën Emergjente në Prishtinë, ka reaguar Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së.

Në këtë reagim thuhet se:

” Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, në lidhje me videon e postuar nga portalet, shpjegon se ambienti i Klinikës Emergjente, përfshirë edhe koridoret, janë të monitoruara 24 orë nga kamerat monitoruese. Do të bëhet analizë e detajuar e incizimeve dhe nëse vërtetohet se qytetari nuk ka marrë shërbimin e duhur, do të ndërmerren masat e nevojshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat