Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore bojkoton mësimin

Kosova

Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore bojkoton mësimin

Më: 18 janar 2019 Në ora: 09:16
UP

Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN), ka marrë vendim për bojkotim të procesit mësimor.

Tahir Arbneshi, dekan i FSHMN-së, tha  për televizionin publik se ky është vendim i Këshillit të FSHMN-së, për të bojkotuar mësimin.

“Vendimi është marrë që semestri i dytë të mos fillojë pa u parë fillimi i punës për objektin e FSHMN-së”, tha ai.

Sipas tij mësimi tani vazhdohet në objektin e Fakultetin e Filologjisë dhe nuk ka kushte për punë.

Ai bëri të ditur se çdo vit kanë kërkuar që të kenë hapësira pune për këtë fakultet. Arbneshi tha se nuk ka parcelë për këtë fakultet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat