Komuna e Skenderajt ndan 50 mijë euro bursa për studentë - Bota Sot
Komuna e Skenderajt ndan 50 mijë euro bursa për studentë

Kosova

Komuna e Skenderajt ndan 50 mijë euro bursa për studentë

Më: 18 janar 2019 Në ora: 14:19
Komuna e Skenderajt

Komuna e Skenderajt ka shpallur sot konkursin publik për ndarjen e bursave për studentë të kësaj komune.

Kryetari Bekim Jashari, ka thënë se vlera e përgjithshme e kësaj mbështetjeje është 50 mijë euro, nga të cilat do të përfitojnë 100 studentë, përkatësisht 500 euro për student.

“Ky është vetëm një nga veprimet tona drejt përmirësimit dhe sigurimit të kushteve më të mira për studentët e komunës sonë, në avancimin e tyre profesional. Shpërndajeni sa më shumë këtë informatë, në mënyrë që studentët tanë të përfitojnë nga kjo mundësi”, ka thënë kryetari i Komunës së Skenderajt”, ka shkruar Jashari, përcjell KosovaPress.

Informatat e hollësishme rreth konkursit, janë publikuar në faqen zyrtare të Komunës:

https://kk.rks-gov.net/skenderaj/wp-content/uploads/sites/27/2019/01/Konkursi-per-bursa.pdf. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...