Ortopedia: Po ofrojmë shërbime për pacientet në nevojë

Kosova

Ortopedia: Po ofrojmë shërbime për pacientet në nevojë

Më: 18 janar 2019 Në ora: 15:56
Ortopedia: Po ofrojmë shërbime për pacientet në nevojë

Klinika e Ortopedisë ka njoftuar se përkundër grevës po ofron shërbimet për pacientet në nevojë.

Nga Klinika e Ortopedisë kanë njoftuar se ofrohen shërbimet mjekësore profesionale, duke përfshirë të gjitha lëndimet (traumat) të cilat operohen gjatë kujdestarisë. Po ashtu, edhe në program të rregullt funksionon kujdestaria 24 orë, ku operohen rastet elektive (të ftohta) sipas dakordimit dhe planifikimit nga kolegjiumi; mbahen komisionet për trajtime jashtë vendit; komisioni për endoproteza; përveç shërbimit në ambulancën specialistike.

“Kërkesë e kolegjiumit të Klinikes është ngritja e koeficientit të pagës, që shpresojmë të realizohet në fund të janarit”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat