Rexhaj tallet me pushtetarët e Kosovës: Qeni jem është një milion herë më njeri se ata

Kosova

Rexhaj tallet me pushtetarët e Kosovës: Qeni jem është një milion herë më njeri se ata

Nga: A.ZH Më: 18 janar 2019 Në ora: 21:58
Xhevat Rexhaj me qenin e tij

Publicisti Xhevat Rexhaj, i ka quajtur “hiena” pushtetarët e Kosovës, derisa ka komentuar për qenin e Sharrit, të cilin presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ia ka dhuruar dje presidentit rus Vladimir Putin.

Rexhaj në një postim në Facebook, ka ironizuar me politikanët e Kosovës, duke thënë se qeni i tij, është “një milion herë më njeri se ata”.

“Qetu tu e kqyr n'TV qenin e Putinit: Vuçiqin dhe do hijena pushtetarë tu Kosovës. Ky qeni jem 1 milion herë është më NJERI se hijenat politike tu Kosovës”, ka shkruar publicisti sipër imazhit, ku ka pozuar me qenin e tij./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat