Nesër me shi

Kosova

Nesër me shi

Më: 19 janar 2019 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me shi, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat në pjesën perëndimore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë, derisa pjesa tjetër e vendit mbetet nën ndikimin e vranësirave kalimtare dhe rigave të dobëta shiu. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat