Edhe Komuna e Mamushës bojkoton grevën e SBASHK'ut: Mësimi rinis nesër - Bota Sot
Edhe Komuna e Mamushës bojkoton grevën e SBASHK'ut: Mësimi rinis nesër

Kosova

Edhe Komuna e Mamushës bojkoton grevën e SBASHK'ut: Mësimi rinis nesër

Më: 20 janar 2019 Në ora: 22:18
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Abdulhadi Krasniç.

Pas Junikut, edhe Komuna e Mamushës ka vendosur të bojkotojë grevën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Në Mamushë, nesër do të rinisë procesi mësimor. 

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Abdulhadi Krasniç.

Nëpërmjet një njoftimi, të publikuar në Facebook, Krasniç ka njoftuar se të hënën do të fillojë gjysmëvjetori i dytë në shkollën fillore "Anadolu", dhe në gjimnazin "Ataturk".

Vendimi i Komunës së Mamushës për të rinisur mësimin vjen pavarësisht vendimit të SBASHK'ut për të vazhduar grevën, edhe pas ofertës së Qeverisë Haradinaj për të rritur pagat e mësimdhënësve për 20 milionë euro në vit.

Nëpërmjet një komunikate për media, SBASHK'u ka thënë se oferta e kryeministrit Ramush Haradinaj "nuk i plotëson kërkesat".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...