Komuna e Deçanit me njoftim të rëndësishëm për mësimdhënësit

Kosova

Komuna e Deçanit me njoftim të rëndësishëm për mësimdhënësit

Më: 20 janar 2019 Në ora: 23:12
Komuna e Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, është takuar sonte me drejtorin e DKA-së dhe drejtorët e shkollave të Komunës së Deçanit, ku është dakorduar që nesër të fillojë procesin mësimor.

Ramosaj po ashtu për nesër ka ftuar Këshillin Grevist dhe përfaqësuesit e SBASHK-ut për një takim në zyrën e tij, në ora 8:00, me qëllim të tejkalimit të situatës pas deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj se greva është e pa pranueshme të vazhdojë.

“Ftoj të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit që të jenë në objektet shkollore sipas orarit të rregullt”, shkruan Ramosaj në Facebook.

SBASHK ka refuzuar ngritjen e pagave nga Qeveria e Kosovës, duke thënë se greva do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme.

Edhe Komuna e Junikut më herët ka bërë të ditur se mësimi në këtë komunë do të nisë nesër.

Më herët Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndarë rreth 20 milionë euro për pagat e mësimdhënësve.

Kryeministri Ramush Haradinaj bëri me dije në një konferencë për media pas takimit me drejtues të SBASHK-ut, se nuk do të ketë oferta të tjera për rritjen e pagave.  

Ndryshe, SBASHK-u kërkon rritjen e pagave prej 30 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat