Kryetari i Obliqit fton mësimdhënësit e komunës së tij që ta fillojnë procesin mësimor

Kosova

Kryetari i Obliqit fton mësimdhënësit e komunës së tij që ta fillojnë procesin mësimor

Më: 20 janar 2019 Në ora: 23:20
Xhafer Gashi

Edhe kryetari i Komunës së Obliqit, Xhafer Gashi përmes një shkrimi në llogarinë e tij Facebook u ka bërë thirrje mësimdhënësve të komunës së tij që nesër t’iu rikthehen procesit mësimor.

Gashi e ka përshëndetur ofertën e Qeverisë Haradinajt për rritjen e pagave të mësimdhënësve, teksa ka rikujtuar edhe njëherë rolin që ka mësimdhënësi në shtyllën e ndërtimit të shtetit tonë.

Ky është postimi i plotë i të parit të Obiliqit:

Të nderuar mësimdhënës,

Duke përshendetur reflektimin kaq pozitiv të Qeverisë Haradinaj, karshi kërkesave tuaja, e duke u premtuar përkrahjen time gjithnjë ndaj jush,

U ftoi të gjithëve ju mësimdhënës të komunës time, që nga nesër të filloni procesin mësimor me shpresën në arritjet e vazhdueshme të fëmijëve në rrugën e dijes.

Ju ditët gjithherë të kontriboni në këtë fushë e po ashtu ju jeni shtylla e ndërtimit të shtetit tonë, prandaj unë kam shpresë në ju që duke respektuarofertën e kryeministrit Haradinaj, nesër të filloni procesin mësimor në të gjitha institucionet shkollore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat