Edhe Suhareka kërkon që nesër të nis mësimi - Bota Sot
Edhe Suhareka kërkon që nesër të nis mësimi

Kosova

Edhe Suhareka kërkon që nesër të nis mësimi

Më: 20 janar 2019 Në ora: 23:47
Foto ilustrim

Edhe Bali Muharremaj, kryetari i Komunës së Suharekës përmes një shkrimi në llogarinë e tij Facebook u ka bërë thirrje mësimdhënësve të komunës së tij që nesër t’ia rifillojnë procesit mësimor.

Muharremaj e ka përshëndetur ofertën e kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagave, duke ritheksuar edhe një herë se secili ka të drejtë të promovojë të drejtën e tij, megjithatë në këtë fazë duhet menduar më shumë për të ardhmen e fëmijëve.

“Si Komunë e Suharekës apelojmë tek mësimdhënësit, që të rifillojnë nesër procesin mësimor dhe që nxënësit të mos e humbasin mësimin. Konsiderojmë se Qeveria në këtë moment ka reflektuar ndaj kërkesave të grevistëve, duke e konsideruar si hap të rëndësishëm në ngritje të pagave. Secili ka të drejtë të kërkoj dhe të promovojë të drejtën e tij, mirëpo mendoj se në këtë fazë duhet të mendojmë më shumë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka shkruarai në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...