Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Kosova

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Më: 21 janar 2019 Në ora: 07:37
Foto ilustrim

Këto janë ngjarjet që do të zhvillohen sot në vendin tonë.

08:00

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e pllakës me mbishkrimin “Ministria e Mbrojtjes”. (Ministria e Mbrojtjes).

09:00

Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 13-vjetorin e vdekjes së tij. (Velani, Prishtinë).

09:10

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror Grevist vizitojnë çerdhen “Gëzimi Ynë”. (Çerdhja “Gëzimi Ynë”, Mitrovicë).

09:10

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, me anëtarë të tjerë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojë grevistët në çerdhen “Rrita jonë”. (Çerdhja “Rrita jonë”, Obiliq).

09:50

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror Grevist do të vizitojnë grevistët në ShFMU “Migjeni”. (Shkolla “Migjeni”, Mitrovicë).

10:00

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, pret në takim përfaqësuesit e organizatës germane “Humanity First”. (Shkolla “Heronjetë e Dukagjinit”, Gllogjan).

10:30

Për nder të 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit, Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku, do të bëhen homazhe dhe nderime te varrezat e dëshmorëve dhe Kompleksi Memorial. (Krushë e Madhe, Rahovec).

10:30

Shefja i Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, do të lansojë një seri debatesh të quajtura “Bisedimet e BE-së mbi barazinë gjinore”. Biseda e parë do të zhvillohet me temën: Gjinia dhe njerëzit me nevoja të veçanta. (Qendra Informative, kulturore e BE-së).

11:00

Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë në Ndërmarrjen e re “Ferronikeli”. (Ndërmarrja “Ferronikeli”, Drenas).

11:00

Në 13 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, kryesia e LDK-së me kryetarë të degëve dhe struktura të LDK-së bëjnë homazhe te varri i tij dhe pastaj vazhdojnë në vizitë të familja Rugova. (Velani, Prishtinë).

11:00

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, me anëtarë të tjerë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojë grevistët në ShFMU “Selman Riza”. (Shkolla “Selman Riza”, Fushë-Kosovë).

11:30

Për nder të 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku, do të bëhen homazhe dhe nderime në fshatin Potoqan i Ulët. (Potaqan i Ulët).

11:10

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, do të vizitojë grevistët në “SHFMU 2”. (“SHFMU 2”, Vushtrri).

11:40

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, do të vizitojë grevistët në çerdhen “Foleja”. (Çerdhja “Foleja”, Vushtrri).

12:00

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) organizon akademi përkujtimore me rastin e 13-vjetorit të vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. (“Golden Imperial”, Veternik).

13:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban mbledhje. Mes tjerash shqyrtohet Plani i punës për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N303).

17:00

Mbahet akademi përkujtimore në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku. Merr pjesë kryeministri Ramush Haradinaj. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë).

17:00

Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) shpall laureatët e vitit 2018 në hendbollin kosovar. (“Sheshi 21”, Prishtinë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat