Prindërit i kërkojnë SBASHK-ut ta ndërpresë grevën - Bota Sot
Prindërit i kërkojnë SBASHK-ut ta ndërpresë grevën

Kosova

Prindërit i kërkojnë SBASHK-ut ta ndërpresë grevën

Më: 21 janar 2019 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Këshilli i Prindërve të Kosovës, ka kërkuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), që ta ndërpresë grevën.

Pas vendimit të Qeverisë për rritjen e pagave për mësimdhënësit, Këshilli i Prindërve të Kosovës, ka kërkuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), që ta ndërpresë grevën, raporton lajmi.net.

Përmes një njoftimi për media, kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, ka thënë se vazhdimin e grevës nga SBASHK-u, ky Këshill e konsideron të paarsyeshëm.

Po ashtu në këtë njoftim është bërë e ditur se Këshilli i Prindërve ka ftuar takim me kryetarët e Këshillave të Komunave të Kosovës që të ndërmarr veprime me prindërit nëse greva e SBASHK-ut do të vazhdojë dhe do të koordinohen me DKA-të .

“Këshill i Prindërve të Kosovës  fton mësimdhënësit që të fillojnë procesin mësimor në çdo shkollë, dhe të mos lejojnë që bëhen  vegël  e personave që shfrytëzojnë situatat e tilla  për promovim  personal dhe për interesa personale”, thuhet më tutje në këtë njoftim.

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Prindërve të Kosovës përshëndet vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës  për rritjen koeficienteve të pagave për arsimtar në përputhje me mundësit buxhetore të Kosovës, dhe kërkon nga SBASHK-u që të ndërpres grevën .

Vazhdimin e grevës nga SBASHK-u , Këshilli i Prindërve të Kosovës e konsideron si të paarsyeshëm dhe tejkalim të qëllimit të vërtet të  kërkesës  për rritjen e koeficienteve.

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka ftuar takimin me Kryetarët e Këshillave të Komunave të Kosovës për të ndërmarr veprime me prindërit  nëse greva e SBASHK-ut do të vazhdon, dhe do të koordinohen me DKA-të .

Këshill i Prindërve të Kosovës  fton mësimdhënësit që të fillojnë procesin mësimor në çdo shkollë, dhe të mos lejojnë që bëhen  vegël  e personave që shfrytëzojnë situatat e tilla  për promovim  personal dhe për interesa personale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...