Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se sot zhvilloi një takim me komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario, me të cilin bisedoi për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë, përcjellë gazeta “Bota sot”.
Ai tha se falënderova për përkushtimin e treguar të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë.
Postimi i plotë:
Sapo zhvillova një takim me komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario, me të cilin bisedova për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë. Komandantin D’Addario e falënderova për përkushtimin e treguar të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë. Jemi përjetësisht mirënjohës për kontributin e çdo ushtari që shërben në Kosovë. HTH