Lenjani i krahason punëtorët e Emergjencës me fotografinë ikonike

Kosova

Lenjani i krahason punëtorët e Emergjencës me fotografinë ikonike

Më: 21 janar 2019 Në ora: 12:29
Në këtë fotografi shihet Dr. Zbigniew Religa duke qëndruar në sallë pas operacionit 23 orësh

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Dr. Basri Lenjani, i ka krahasuar punëtorët që i ka nën varësi me fotografinë ikonike të vitit 1987.

Në këtë fotografi shihet Dr. Zbigniew Religa duke qëndruar në sallë pas operacionit 23 orësh, kurse në këndin e sallës shihet motra medicinale e shtrirë në tokë duke fjetur pas lodhjes së tepërt.

Lenjani e ka postuar këtë fotografi ku krahas saj ka treguar se në Emergjencë gjatë vitit të kaluar janë kryer afër 60 mijë shërbime ndaj pacientëve.

Postimi i plotë i Lenjanit:

Historia e një foto që ndryshoi botën

Në vitin 1987 National Geographic e cilësoi këtë foto si një ndër fotot e shekullit.

Këtu shihet Dr. Zbignieë Religa pas një operacioni 23 orësh dhe në këndin në të djathtë është infermierja të cilën e kishte zënë gjumi.

Gjate periudhës Janar-Dhjetor 2018 Klinika Emergjente ka kryer afro 60,000 shërbime.

Mjekët dhe infermierët heronjtë tonë dje,sot,nesër gjithnjë.

Me respekt

Basri Lenjani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat