UP në grevën, shtyn aktivitetet akademike për afat të pacaktuar - Bota Sot
UP në grevën, shtyn aktivitetet akademike për afat të pacaktuar

Kosova

UP në grevën, shtyn aktivitetet akademike për afat të pacaktuar

Më: 21 janar 2019 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, se mbështet grevën në institucionet arsimore, ku si rrjedhojë ka shtyrë të gjitha aktivitetet akademike dhe administrative për një afat të pacaktuar, duke përfshirë këtu edhe mbajtjen e provimeve të afatit të janarit, në të gjitha njësitë akademike të universitetit.

UP njofton se sot është thirrur takimi i kolegjiumit të dekanëve, ku është diskutuar çështja e grevës në arsim.

“Duke shpresuar që në një afat të shkurtër kohor do të arrihet zgjidhja e duhur për situatën e krijuar, informoni se deri në njoftimin e radhës, ky është qëndrimi zyrtar i Universitetit”, thuhet në komunikatën e UP-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...