Ministri Bytyqi ka një lajm të keq për mësimdhënësit

Kosova

Ministri Bytyqi ka një lajm të keq për mësimdhënësit

Më: 21 janar 2019 Në ora: 19:26
Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se nuk ka asnjë arsye për të vazhduar greva e mësimdhënësve pasi që Qeveria ka marrë vendim për të rritur koeficientin.

Bytyqi tha se nuk është çështje diskutimesh por është mundësi buxhetore dhe se nuk ka më hapësirë për diskutim.

“SBASHK-u vazhdon me pas kërkesa që i ka pas që nga fillimi, por konsideroj se nuk e kanë të qartë se nuk është çështje diskutimesh por është mundësi buxhetore dhe nuk ka mbet më hapësirë për diskutim, sepse kjo është mundësia e vetme buxhetore për një rritje pagash, që nuk është në fakt rritje e ulët, sepse ka një implikim buxhetor të lartë”, ka shkruar ai.

Ai shtoi se nesër pret që të gjitha shkollat të fillojnë mësimin dhe se më nuk ka arsye nga askush që të pengohet procesi mësimor.

“Nxënësit nuk janë fajtorë dhe mendoj se Qeveria ka reflektuar dhe siç ka reflektuar Qeveria të reflektojë edhe SBASHK-u dhe ne do t`ia bëjmë edhe një ofertë tjetër SBASHK-ut si Qeveri që të fillojmë menjëherë edhe me akterët tjerë të arsimit, të debatojmë dhe të marrim obligime, pra edhe pjesa e akterëve të arsimit edhe qeveria të merr përgjegjësi dhe obligime”, përfundoi Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat