Njeriu që për 16 vjet u kujdes për veturat e Rugovës e kishte takuar atë vetëm një herë

Kosova

Njeriu që për 16 vjet u kujdes për veturat e Rugovës e kishte takuar atë vetëm një herë

Më: 21 janar 2019 Në ora: 20:16
Xhemajl Hasani

Megjithëse ishte njeriu qe për kaq shume vjet u kujdes për veturat Rugovës, thotë që vetëm një herë në jetën e tij e kishte takuar ish-presidentin.

Me disa vetura të tipit Chevrolet udhëtonte ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ani pse kohë më parë e bartnin njeriun më me peshë të vendit, ato tashmë janë në një gjendje jo fort të mirë, të parkuara në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Dikur ato shkëlqenin.

Për to përkujdesej Xhemajl Hasani nga Prishtina.

Për 16 vjet, ishte ai që vullnetarisht pastronte veturat e Rugovës.

Madje Hasani i mban mend edhe të gjitha veturat që i kishte Rugova. 

Ai e kujton edhe vitin 2004, kur u bë atentat ndaj presidentit të ndjerë, dhe më pas vetura ishte dërguar për t’u pastruar.

Megjithëse ishte njeriu qe për kaq shume vjet u kujdes për veturat Rugovës, thotë që vetëm një herë në jetën e tij e kishte takuar ish presidentin.

Në fund, Hasani thotë që pavarësisht që klasa politike në Kosovë ka njerëz të zgjuar, sipas atij, asnjë nuk i ngjanë Ibrahim Rugovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat