14 persona të lënduar në aksidente trafiku kërkuan ndihmë në Emergjencë

Kosova

14 persona të lënduar në aksidente trafiku kërkuan ndihmë në Emergjencë

Më: 22 janar 2019 Në ora: 08:43
QKUK

Brenda 24 orëve, në Klinikën e Emergjencës në QKUK kanë kërkuar ndihmë 206 persona.

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas raportit të punës, gjatë 24 orëve, 206 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Prej tyre, 43 janë trajtuar në dhomën e reanimimit, derisa janë regjistruar 34 raste kirurgjike, 100 raste internistike dhe 25 raste ortopedike.

Në Emergjencë morën tretmanin mjekësor edhe 14 persona, të cilët kanë pësuar lëndime në aksidente trafiku.

Nga numri i përgjithshëm, që kanë kërkuar ndihmë në Emergjencë, 26 pacientë janë pranuar në reparte të ndryshme të QKUK-së për ta vazhduar trajtimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat