Tahiri: E respektoj të drejtën e sindikalistëve, por fëmijët janë ata që po humbin

Kosova

Tahiri: E respektoj të drejtën e sindikalistëve, por fëmijët janë ata që po humbin

Nga: Z.B. Më: 22 janar 2019 Në ora: 08:46
Xhafer Tahiri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka shkruar në lidhje me grevën e mësimdhënësve. Ai ka thënë se Komuna e Vushtrrisë i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillim të procesit mësimor.

“Komuna e Vushtrrisë i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillim të procesit mësimor. Megjithatë, fillimi i mësimit varet nga gatishmëria e Sindikatës së Arsimit për të reflektuar dhe nga negociatat me Qeverinë”, ka shkruar Tahiri në postimin e tij në Facebook.

Ai gjithashtu ka shkruar se e respektojnë të drejtën sindikale të punëtoreve të arsimit, por fëmijët të cilët po humbin mësim nuk kanë asnjë faj.

“Në anën tjetër ata që po humbin në këtë mes janë fëmijët dhe prindërit që nuk kanë asnjë faj. Ne i sigurojmë prindërit që plan-programi mësimor do të realizohet ndërsa mënyra si do të bëhet do të rregullohet në vijim”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka bërë apel tek të gjitha palët që të mendojnë për mirëqenien e fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat