Megjithatë, greva në Deçan po vazhdon

Kosova

Megjithatë, greva në Deçan po vazhdon

Nga: Z.B Më: 22 janar 2019 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Bankat mbeten të zbrazëta qysh nga 14 janari, edhe pse kjo datë ishte e paraparë për të filluar mësim. Sot me 22 janar ende SBASHK-u, nuk e ka ndërprere grevën edhe pse në media u raportua, që në Deçan  ka filluar procesi mësimor.

Ndërsa “Bota Sot”, nga burimet e saj ka marrë vesh se, greva po respektohet nga pothuajse 90 përqind e shkollave në Deçan.

 

Edhe pse nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ju ka ofruar zgjidhje para disa ditëve, ai ka thën se rritja do të bëhet nga 534 euro në 597 për mësimdhënësit në shkolla të mesme, nga 479 në 525 për ata në arsimin fillor dhe nga 447 në 501 te ata në nivelin parashkollor.

“Nëse fillojnë me mësim nesër, këtë e fitojnë. Është një kontratë mes të gjithë pjesëmarrësve dhe mësimdhënësve”, kishte thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat