Pas Deçanit, kjo komunë e LDK-së merr vendim që nesër ta rifillojë mësimin!

Kosova

Pas Deçanit, kjo komunë e LDK-së merr vendim që nesër ta rifillojë mësimin!

Më: 22 janar 2019 Në ora: 12:14
Istog

Pas Deçanit, edhe komuna e Istogut ka marrë vendim që ta ndrërpres grevën në arsim.

Gjatë takimit të sotëm të mbajtur në mes të kryetarit të Komunës Haki Rugova, drejtorit të drejtorisë së Arsimit Hajrush Shoshi si dhe drejtorëve të shkollave të mesme dhe fillore të komunës së Istogut u arrit pajtueshmëria që procesi mësimor në komunën e Istogut duhet të rifilloj qysh nga nesër.

“Ky qëndrim unanim është arritur nga të pranishmit në mbledhje, marrë parasysh interesin e nxënësve në radhë të parë, gjithashtu kryetari Rugova apeloj që mos te politizohet ngritja e pagave nga ana e SBASHK-ut pasi është duke e dëmtuar procesin mësimor në komunën e Istogut”, thuhej në njoftimin e komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat