Lladrovci pas vizitës së Veselit: U diskutua ndërtimi i rrugës së Tramvajit Drenas-Komoran-Kroi i Mbretit

Kosova

Lladrovci pas vizitës së Veselit: U diskutua ndërtimi i rrugës së Tramvajit Drenas-Komoran-Kroi i Mbretit

Më: 23 janar 2019 Në ora: 11:29
Pamje nga takimi

Kryetari i PDK-së, njëherësh i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot komunën e Drenasit.

Bashkë me dy ministrat nga partia e tij, Veseli  takoi të parin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Pas kësaj vizite, Lladrovci ka thënë se Drenasi do të ndryshohet rrënjësisht, duke falënderuar Veselin për vëmendjen e tij dhe për përkrahjen e nevojave të qytetarëve të Drenasit.

Tutje Lladrovci tha se për tri vite do të mbyllet çështja e infrastrukturës, do të bëhet përmirësimi i arsimit, shëndetësisë, Qendra e Gruas, Qendra e Rinisë si dhe punët e mbara dhe të vlefshme tjera për qytetarët e komunës së tij, pa dallim.

I pari i Drenasit ka renditur poashtu pikat e diskutuara e që sipas tij janë në proces e sipër.

Postimi i plotë:

Vizita e sotme e kryetarit Kadri Veseli, bashkë me ministrat Uran Ismaili dhe Abelard Tahiri, në këtë fillimvit, është lajm shumë i mirë dhe dëshmi për vëmendjen, përkushtimin e liderit për Drenasin dhe për Drenicën.

Ne, së bashku, në Asamblenë komunale kemi planifikuar investimet kapitale dhe ato janë votuar. Për më shumë se kaq, Kryetari Veseli shprehu respekt për punën e vjetme të kryer dhe punët që na presin, duke na dhënë zotimin e fuqishëm për realizimin e tyre.

Drenasin do ta ndryshojmë rrënjësisht! Faleminderit Kryetar Veseli për vëmendjen tuaj, për përkrahjen e nevojave të qytetarëve të komunës tonë.

Për tri vjet, do ta mbyllim çështjen e infrastrukturës, përmirësimin e arsimit, shëndetësisë, Qendrën e gruas, Qendrën e Rinisë, Qendrën e re të biznesit për vendet e reja të punës si dhe punët e mbara dhe të vlefshme tjera, për qytetarët tanë, pa dallim.

E falenderova në emër të komunës Kryetarin Veseli, duke u zotuar po ashtu se punën cilësore nuk do ta ndali dhe se përkrahja nga niveli qendror është substanciale për mirëqenien e qytetarëve të komunës tonë.

Faleminderit Kryetar Veseli për përkrahjen, së bashku, ne zotimet i bëjmë vepra!

Ja disa nga pikat e diskutuara të cilat janë në proces, për plan fizibiliteti ose në ekzekutim:

Stadiumi Kombëtar,

Parku i Bisnesit, ekzistues dhe i Ri,

Aeroporti Bujqësor,

Stadiumi sintetik dhe pishina gjysêm olimpike – Komoran,

Liqeni i Vasilevës,

Penda në Vërboc,

Komasacioni,

Parkingjet nëntokësore në qytetin e Drenasit,

Ndërtimi i lartë në zonën I, pronat komunale, Turbinat për energji të ripërtërishme nga ERA – Goleshi-

Zonë banimi (Lagja e Dëshmorëve),

Vendbanimet joformale (Lagja e Feronikelit, Komoran, Poklek),

lmpianti i ujërave të zeza,

Burimi i ujit mineral në fshatin Poklek dhe Verboc,

Burimi i ujit tek Kroi i Mbretit – Korroticë e Epërme,

Rruga – Drenas- Kroi i Mbretit,

Feronikeli – industria,

Rruga 4 korsi – Komoran – Polluzhë,

Trajtimi i ndërtimeve nëpër zonat rurale,

Ndërtimi i rrugës së Tramvajit Drenas – Komoran-Kroi i Mbretit – Stadiumi Nacional, apo traseja Prishtinë – Aeroport – Stadiumi kombëtar – Komoran – Drenas,

Rruga në Çyçavicë, sipas memorandumit të pesë komunave,

Kasmaqi, burimi i ujit në Krajkovë dhe Baicë,

Rruga Llapushnik – Berishë- Kleçkë, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat