Nuk do ngritët çmimi për prerjen e flokëve në Podujevë - Bota Sot
Nuk do ngritët çmimi për prerjen e flokëve në Podujevë

Kosova

Nuk do ngritët çmimi për prerjen e flokëve në Podujevë

Më: 23 janar 2019 Në ora: 14:53
Ilustrim

Berberët që operojnë në Komunën e Podujevës paralajmëruan ditë më parë rritjen e çmimit të prerjes së flokëve.

Dakordimin për rritjen e çmimeve e kanë bërë në një takim të mbajtur në mes të berberëve të kësaj komune.  Aty është diskutuar rritja e çmimeve, mirëpo një vendim definitiv pritej të merrej në një takim të ardhshëm që është paralajmëruar të mbahet para datës 15 shkurt.

Prerja e flokëve që kushtonte 2 euro, planifikohej të bëhej 3 euro, e ato që ishin një euro të bëheshin dy.

Por, kjo nuk do të ndodh

Divizioni anti kartel në kuadër të Autoritetit Kosovar të Konkurrecës, morri në pyetje organizatorët të cilët tentuan ta ngrisin çmimin e qethjes në komunën e Podujevës në formë të bashkërenduar apo kartel.

“Marrëveshja për fiksim të çmimit, nga vet organizatoret u tërhoq dhe u shpall NULL. Ngritja apo ulja e çmimit të produkteve dhe të shërbimeve në një ekonomi të tregut bëhet në mënyrë individuale dhe në këtë formë, çdo ndërmarrje është në suaza të ligjit. Ndërsa grupimi i ndërmarrjeve që kanë për qëllim arritjen e marrëveshjeve për caktim të çmimit, është shkelje e rëndë ligjore dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës në këtë rrafsh është i pa-kompromis”, thotë AKK-ja.

Meqenëse marrëveshja nuk ishte në fuqi, Autoriteti nuk ka filluar procedura hetimore ndaj berberëve të Komunës së Podujevës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...