Si dështoi plani i berberëve të Podujevës për t'i rritur çmimet e shërbimeve - Bota Sot
Si dështoi plani i berberëve të Podujevës për t'i rritur çmimet e shërbimeve

Kosova

Si dështoi plani i berberëve të Podujevës për t'i rritur çmimet e shërbimeve

Më: 23 janar 2019 Në ora: 20:19
Pamje nga video

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës vlerëson se nuk është ligjore rritja e çmimeve me marrëveshje mes bizneseve

Ka 17 vjet që Jahja Podvorica nga qyteti i Podujevës, ushtron zanatin e berberit.

Në gjithë këto vjet pune, myshteritë që janë qethur tek dyqani i tij, kanë paguar dy euro.

Por, një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku shihen gjithë berberët e Podujevës, ka ngjallur dyshimin që ata kanë bërë marrëveshje të fshehtë për ngritjen e çmimit nga 2 në 3 euro, raporton T7.

Madje ata, e kanë përgatitur edhe çmimoren e re, që sipas tyre, do të hynte në fuqi pas 15 shkurtit.

Podvorica thotë se me çmimin aktual nuk po arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet e tyre.

Berberi shton se problem shtesë për punën e tyre, janë edhe reduktimet e energjisë elektrike.

Por, një berber tjetër jo larg nga Podvorica thotë se 3 euro për llapjanët, është çmim i lartë.

E për qytetarët çmimi prej 3 eurosh për qethje është pak i shtrenjtë.

Çmimorja e këtij shërbimi është e rregulluar edhe me ligj.

Neni 4 i Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, ndalon marrëveshjet ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve të pavarura, caktimin e çmimit të shitjes apo shërbimeve.

Pika e parë e këtij neni thotë se bizneset nuk mund të caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi;

Kështu ky plan i berberëve doli të jetë jetëshkurtër.

Valon Prestreshi nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, përmes një komunikate për medie, bëri të ditur që ka marrë në pyetje organizatorët e kësaj mbledhje.

Prestreshi ka thënë se grupimi i ndërmarrjeve që kanë për qëllim arritjen e marrëveshjeve për caktim të çmimit, është shkelje e rëndë ligjore dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës në këtë rrafsh është i pa-kompromis.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...