Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një statusi në Facebook, ka përkujtuar heroin shqiptar, Ismail Qemaili dhe e ka quajtur themelues të shtetit shqiptar, përcjellë Bota Sot.
Thaçi ka thënë se Ismail Qemali hyn në radhën e burrështetasve më të mëdhenj të kombit shqiptar.
Postimi i plotë:
Para një shekulli pushoi së rrahuri zemra e diplomatit të shquar Ismail Qemali, themeluesit të shtetit shqiptar. Pas aktit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali u dëshmua si burrështetas vizionar, duke vënë themelet e shtetit mbi vlera perëndimore. Ismail Qemali hyn në radhën e burrështetasve më të mëdhenj të kombit shqiptar. HTH