MPMS dhe UNDP me projekte të përbashkëta më 2019

Kosova

MPMS dhe UNDP me projekte të përbashkëta më 2019

Më: 24 janar 2019 Në ora: 12:49
Skender Reçica, priti në një takim Alessandra Roccasalvo

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti në një takim Alessandra Roccasalvo, u.d përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë.

Reçica dhe Roccasalvo biseduan rreth planit të punës dhe prioriteteve të MPMS-së për vitin 2019, njofton MPMS përmes një komunikate për media.

Gjithashtu, në takim u diskutua rreth projekteve të përbashkëta të MPMS-së dhe UNDP-së për këtë vit.

Ministri Reçica tha se projektet në masat aktive të tregut të punës mes UNDP-së dhe MPMS-së kanë treguar rezultate të prekshme për çka shprehi falënderimet për përkrahje të vazhdueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat