Paralajmërohen vërshime në vend

Kosova

Paralajmërohen vërshime në vend

Më: 24 janar 2019 Në ora: 13:29
Ilustrim

Kosova mund të përballet me vërshime, pasi që pritet të ketë reshje më të dendura atmosferike.

Kështu ka thënë njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti.

“Institucionet përgjegjëse në Kosovë, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale, varësisht prej përgjegjësive që kanë, duhet që me kohë të marrin masat e duhura preventive, dhe jo të presin përkeqësimin e motit dhe të reshurat atmosferike që shkaktojnë vërshime, siç ka ndodh pothuajse çdo vit, tek pastaj të reagojnë”, ka shkruar ai në Facebook.

“Si masë parandaluese për një ndër shkaktarët kryesorë të vërshimeve thuajse të përvjetshme në disa lokalitete në Kosovë, (që veç është dashtë të ndërmerret deri me tani), është edhe rregullimi i shtretërve të lumenjve, kanaleve kulluese apo prrockave, në mënyrë që të pengohet dalja e ujit nga shtretërit dhe shkaktimi i përmbytjeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat