Edhe sindikata e UP-së vazhdon grevën deri në plotësimin e kërkesave - Bota Sot
Edhe sindikata e UP-së vazhdon grevën deri në plotësimin e kërkesave

Kosova

Edhe sindikata e UP-së vazhdon grevën deri në plotësimin e kërkesave

Më: 25 janar 2019 Në ora: 16:12
Sindikata e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Sindikata e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka mbajtur një takim informues me anëtarët e saj, të cilët janë në grevë që nga data 14 janar.

Mirëpo, në këtë takim, sipas njoftimit dërguar nga kjo sindikatë, nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e SBASHK-ut, pa dhënë asnjë sqarim.

“Sindikata e Universitetit të Prishtinës, si pjesë e organizimit sindikal të SBASHK-ut, ka ftuar kryesinë e SBASHK-ut për ta informuar anëtarësinë tonë dhe të tyre për takimet e kryesisë së SBASHK-ut me nivelet vendimmarrëse lidhur me realizimin e kërkesave tona. Në takim nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e SBASHK-ut, pa dhënë asnjë sqarim. Si Sindikatë e Universitetit të Prishtinës, iu bëjmë thirrje të gjithë mekanizmave vendimmarrës që t’i marrin me seriozitet shqetësimet e dy kategorive të të punësuarve në Universitetin e Prishtinës, stafit akademik dhe administrativ, lidhur me Ligjin e Pagave që pritet të dalë në Kuvend me datë 31/01/2019, si dhe për rritje të koeficientit për 30%”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, aty u bëhet  thirrje të gjitha institucioneve, duke filluar nga menaxhmenti i lartë i UP-së, Ministria e Administratës Publike dhe Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, që para se ky Ligj të kalojë në Kuvend për miratim, të qartësohet pozicioni i zyrtarëve të Administratës së Universitetit të Prishtinës, në kategorizimin e koeficienteve brenda këtij ligji.

“Ne si Sindikatë e Universitetit të Prishtinës do ta vazhdojmë grevën deri në realizimin e kërkesave tona”, përfundon njoftimi i dërguar në emër të Mustafë Eminit- kryetar i Sindikatës së Universitetit të Prishtinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...