Ramiz Lladrovci: Lirimi i Sylejman Selimit, arritje e vonshme e drejtësisë

Kosova

Ramiz Lladrovci: Lirimi i Sylejman Selimit, arritje e vonshme e drejtësisë

Më: 25 janar 2019 Në ora: 16:50
Sylejman Selimi

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka mirëpritur lirimin e gjeneral Sylejman Selimit.

Megjithatë në një reagim të tij në facebook, Lladrovci ka thënë se lirimi i gjeneralit Selimi është arritje e vonshme e drejtësisë.

”Gjeneral, mirë se vjen!

Liria jonë pa çlirimtarët në mesin tonë, është e paplotë. Gjeneral, çdo ditë i ke munguar vendit, familjes, bashkëluftëtarëve dhe dashamirëve.

Lirimi yt është arritje e vonshme e drejtësisë. Uroj që padrejtësitë e tilla të mos përsëriten më ndaj asnjë çlirimtari as heroi të gjallë të Kosovës!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat