Reshjet e borës, rruga Prishtinë – Pejë kalohet me vështirësi

Kosova

Reshjet e borës, rruga Prishtinë – Pejë kalohet me vështirësi

Më: 25 janar 2019 Në ora: 23:03
Rruga nacionale Prishtinë – Pejë

Rruga nacionale Prishtinë – Pejë është e kalueshme me vështirësi, për shkak të mos mirëmbajtjes së duhur si pasojë e borës që është duke ra vazhdimisht.

Përderisa autoritete përgjegjëse njoftojnë se ekipet kanë dal në terren dhe janë duke punuar në vazhdimësi për pastrimin  rrugëve, kp u sjell fotot se si duket tani rruga Prishtinë-Pejë, e cila është e kaluar me vështirësi.

Në gjendje jo të mirë janë edhe disa rrugë tjera në Kosovë.

Image

Burime brenda Policisë së Kosovës, bëjnë të ditur se shumë rrugë janë të kalueshme me vështirësi, ndërsa janë dukë shikuar mundësinë që ato rrugë të mbyllen përkohësisht për qarkullim, deri në ofrimin e kushteve për qarkullim të sigurt.

Po ashtu si pasojë e rrugëve të rrëshqitshme kanë ndodhur disa aksidente.

Kurse kompanitë për pastrimin rrugëve në Prishtinë kanë njoftuar se të gjitha ekipet janë në terren, duke u marr me pastrimin rrugëve, por për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës, është vështirë që rrugët të jenë të pastrua gjatë tërë kohës.

Policia ka apeluar sot tek qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes në vozitje dhe të përshtaten me gjendjen e rrugëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat